Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandatin e dytë nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar takime me aktivistë dhe banorë të fshatrave Shipkovicë, Brodec dhe Lisec, ku është pritur me mbështetje të ngrohtë nga qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami u shpreh mirënjohës për përkushtimin e banorëve, duke theksuar se më 19 tetor ata treguan besimin në “rrugën e drejtë për një Tetovë të zhvilluar”, njofton gjurme.info.
“Faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm. Në prag të raundit të dytë më 2 nëntor, ju ftoj edhe një herë të dalim të bashkuar dhe të kurorëzojmë fitoren tonë përfundimtare, që ta vazhdojmë rrugën e zhvillimit në Kapitullin e Dytë për Tetovën”, shkruan Kasami.
Takimet me qytetarë janë pjesë e fushatës së kryetarit aktual, i cili synon të fitojë një mandat të dytë për të vijuar projektet e nisura në Komunën e Tetovës./gjurme.info/
