Kasami pritet me entuziazëm në shtabet e VLEN në Reçicë të Madhe dhe Reçicë të Vogël: Më 2 nëntor, Tetova do ta vulosë fitoren

Shpërndaje

Kandidati i koalicionit VLEN për mandatin e dytë në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar shtabet zgjedhore në Reçicë të Madhe dhe Reçicë të Vogël, ku është pritur në një atmosferë të ngrohtë, plot entuziazëm, bashkim dhe besim në vizionin e tij për zhvillimin e Tetovës.

Në këtë takim, Kasami shprehu mirënjohje të veçantë për çdo aktivist, familje dhe qytetar që më 19 tetor dhanë mbështetje të madhe për ekipin e tij dhe për ndryshimin që tashmë ka marrë drejtim të qartë.

“Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël sot janë më të bashkuara dhe më të forta se kurrë. Më 2 nëntor, Tetova do ta vulosë përfundimisht fitoren e punës, ndershmërisë dhe vizionit tonë për qytetin,” – deklaroi Kasami.

Me këtë vizitë, kryetari aktual dhe kandidati për mandatin e dytë synon të përforcojë edhe më shumë mobilizimin qytetar, duke theksuar se fitorja e Tetovës do të jetë fitorja e secilit që beson në punë konkrete, transparencë dhe zhvillim të ndershëm.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme