Kasami paralajmëron, disa deputet do të ikin nga Fronti Europian

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistën e mbrëmshme për Click Plus tha se shumë shpejt do të shtohet numri i deputetëve shqiptarë në anën e VLEN-it

.“Aktualisht, numri i deputetëve shqiptarë në Qeveri është 14, në momentin që del ndokush hy ndokush tjetër. Në skenën politike shqiptare ka dy subjekte politike VLEN dhe BDI. VLEN është përfaqësues i shqiptarëve në qeveri dhe BDI në opozitë. Rreth BDI-së ka subjekte më të vogla që janë në opozitë, dhe rreth nesh VLEN-it sillen subjekte që janë pjesë e pushtetit”, tha Kasami.

Ai shtoi se kur flasim për numra edhe në anën e Frontit Evropian ka pasur rënie në numra, dhe sipas tij shumë shpejt do të ketë edhe ndryshime të reja.

“Formalisht Fronti Evropian nuk i ka 18 deputet, dhe gjatë kohës në vijim do të kenë edhe më pak se 14 deputetë. Dhe, këta deputetë do të përfundojnë në VLEN.”, përfundoi Kasami.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme