Kasami në Tiranë krah Tabakut: Kur i dëgjon me zemër qytetarët, kupton pse ia vlen të luftosh

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se po qëndron në Tiranë dhe se ka shfrytëzuar kohën për të dalë së bashku në fushatë me kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për të cilën Kasami thotë se është një grua që e bën politikën me zemër, jo nga zyrat, por pranë njerëzve, në rrugë, në lagje, atje ku jeta është reale.

Bashkë me Tabakun, Kasami ka shpërndarë fletushka por thotë se më së shmti vlenin bisedat bisedat e sinqerta, të drejtpërdrejta me njerëzit. Sepse kur je pranë tyre, ballë për ballë me realitetin, e ndjen më thellë se çfarë i mungon këtij vendi.

Në fund, Kasami nga zemra i ka uruar sukses në zgjedhje, Jorida Tabakut duke thënë se  Tirana ka nevojë për zërin e sajë.

Reagimi i plotë i Kasamit:

Në Tiranë, bashkë me kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, një grua që e bën politikën me zemër, jo nga zyrat, por pranë njerëzve, në rrugë, në lagje, atje ku jeta është reale.

Ka politikanë që flasin për qytetarët dhe ka të tillë që ecin përkrah tyre, i dëgjojnë me kujdes dhe veprojnë me përgjegjësi. Jorida është një prej këtyre. Për këtë i dhashë mbështetjen time, sepse ajo e di mirë çfarë do të thotë t’u shërbesh shqiptarëve.

Bashkë shpërndamë edhe fletushka, por ajo që vleu më shumë ishin bisedat e sinqerta, të drejtpërdrejta me njerëzit. Sepse kur je pranë tyre, ballë për ballë me realitetin, e ndjen më thellë se çfarë i mungon këtij vendi. Dhe kur i dëgjon me zemër, kupton pse ia vlen të luftosh për të nesërmen.

Me gjithë zemër, suksese në zgjedhje, Jorida – Tirana ka nevojë për zërin tënd.

 

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme