Kasami: Në komunat ku rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve duhet të dalim me lista të përbashkëta, çështje që e zgjidhin strukturat lokale

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Bilall Kasami, në intervistë për Alsat tha se janë të interesuar në komunat ku rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve të dalin me lista të përbashkëta por kjo u mbetet strukturave lokale.

“Ne jemi të interesuar në komunat ku rrezikohet përfaqësimi i shqiptarëve të dalim me lista të përbashkëta por kjo u mbetet strukturave lokale. Fjala është për ato komuna ku gjendja është më delikate dhe aty duhet të tejkalohen ndasitë, por zakonisht këto çështje sikurse çdo herë tjetër i kanë zgjidhur vetë strukturat lokale”, tha Bilall Kasami.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme