Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë për Click Plus tha se absurde është fakti që pas një viti ne të shkojmë ndaras derisa ne kemi investuar për të krijuar identitet.
“Nuk mundesh që për një vit të punosh për ndërtimin e një strukture të përbashkët, dhe pas një viti të kërkosh të dalim ndaras. Kjo ndikon negativisht dhe do pengonte bashkimin e shkrirjen e VLEN-it në një subjekt të vetëm politik”, tha Kasami.