Kryetari j Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës, Bilall Kasmi ka deklaruar se me ardhjen e VLEN në Qeveri, komunat shqiptare po marrin hisen që me vite sa ka qenë BDI-ja në Qeveri nuk kanë mundur as ta ëndërojnë. Kasami potencoi se miliona euro marrin komunat shqiptare dhe u aprovojen projekte kapitale.
Sipas Kasamit, Komunat vetëm duhet të aplikojnë dhe ështé Qeveria ajo që në mënyrë automatike ua lëshon mjetet.
Në Click Plus Kasami deklaroi se ka komuna që udhëhiqen nga BDI-ja që nuk dijnë as projekte për aplikim të përgatisin.
Njoftoi se Tetova do të jetë një nga komunat që do të përfitojë mê shumë mjete nga të gjitha komunat sepse siç tha, me muaj të tërë ka.punuar në krijimin e ekipit për projekte për aplikim