Kasami: Lidhja e Prizrenit, udhërrëfyesi i përhershëm politik!

Shpërndaje

Shkruan: Bilall Kasami

Lidhja e Prizrenit është momenti ku takohen e kuptimësohen e kaluara dhe e ardhmja; është ngjizja e idesë kombëtare dhe kulmimi i organizimit politik shqiptar. Te Lidhja lind kombi shqiptar, sepse aty bashkohet vetëdija kombëtare me kërkesat politike. Nga aty masivizohet ideja shqiptare dhe bashkimi kombëtar.

Prandaj, Lidhja është gjithmonë gjallë e na frymëzon përherë. Ajo nuk jeton vetëm deri në përmbushjen e ideve të saj, por mbetet burim force edhe më tej, sepse para së gjithash është frymë e frymëzim.

Lidhja ishte frymëzimi për krijimin e VLEN-it dhe do të mbetet forca që do të udhëheqë zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Ajo është model bashkimi dhe shtytje për zhvillim.

#Lidhjaështëgjallë

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme