Kasami kujton protestën e 9 majit të 2016-tës: Atë ditë u dëshmua edhe humbja e legjitimitetit nga BDI

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovë ka rikujtuar protestën e 9 majit të realizuar 9 vite më parë. Sipas Kasamit, kjo është protesta më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë.

Thotë se protestë u realizua në kohë të kobshme, kur po nëpërkëmbeshin dhe torturoheshin nga pushteti shqiptarët.

Shton se mu në atë kohë populli shqiptar, dëshmuan vlera kombëtare dhe europiane për t’i dalë zot vetes dhe për t’i thënë stop një pushteti vrastar.

“Gjithashtu, atë ditë u dëshmua edhe humbja e legjitimitetit nga BDI, e cila prej atëherë ka dalë e humbur përballë opozitës në çdo betejë, si politike ashtu edhe elektorale. Që nga 2016-ta, 9 maji, përveç se mbahet mend si dita e bashkimit të Europës, mbahet mend edhe si kthesa e shpresës për shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi Kasami.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme