Nën organizim të Komunës së Tetovës, shkollat e mesme në këtë qytet kanë organizuar sot ditë të hapur në të cilën janë prezantuar programet dhe drejtimet që ata i ofrojnë për gjeneratat e reja.
Organizimi është mbajtur në sheshin Iliria në Tetovë ku ka marrë pjesë edhe Bilall Kasami, kryetar i kësaj komune.
Në një status në “Facebook”, Kasami ka shkruar se kjo është më shumë se një prezantim publik pasi të gjithë të interesuarit dhe nxënësit që këtë vit për herë të parë do të regjistrohen në arsimin e mesëm nga afër u njoftuan me stafin mësimor, me drejtimet, kushtet dhe profilet që kanë shkollat e komunës së Tetovës
Reagimi i plotë:
Prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”, është më shumë se një prezantim publik pasi të gjithë të interesuarit dhe nxënësit që këtë vit për herë të parë do të regjistrohen në arsimin e mesëm nga afër u njoftuan me stafin mësimor, me drejtimet, kushtet dhe profilet që kanë shkollat e komunës së Tetovës. Ata kanë mundësi të zgjedhin se në cilën shkollë do të vazhdojnë mësimin dhe çfarë ofrojnë ato. Një gjë tashëm është e sigurte se shkollat e Komunës së Tetovës, janë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme dhe procesi edukativo arsimor zhvillohet në një ambient komod dhe bashkëkohor. Komuna e Tetovës është e përkushtuar që të ketë shkolla konkurruese jo vetëm në rajon, por edhe më gjërë!