Kasami: Kam punuar për të gjithë qytetarët, pa dallime politike!

Shpërndaje

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandatin e dytë nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, në një intervistë për televizionin Alsat M, ka folur për punën e tij gjatë katër viteve dhe për qasjen e tij gjithëpërfshirëse ndaj qytetarëve të Tetovës.

Ai ka theksuar se ka punuar për të mirën e të gjithëve, pa dallime etnike apo politike, duke nënvizuar karakterin multietnik të qytetit.

“Si kryetar i Tetovës, unë kam punuar për të gjithë qytetarët shqiptarë, maqedonas, turq, romë. Tetova është qytet kozmopolit dhe të gjitha të mirat e këtyre katër viteve i gëzojnë të gjithë” theksoi Kasami.

Ai si shembull e morri edhe rrugën e re në Fshatin Sellcë, fshat nga i cili vjen edhe kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi.

Kasami, i cili synon edhe mandatin e dytë në krye të Komunës së Tetovës, ka vënë theksin tek uniteti dhe bashkëjetesa, duke u shprehur se puna e tij ka qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme