Kasami: Jemi të përkushtuar të sigurojmë kushte mësim inkluziv në të gjitha shkollat

Shpërndaje

Kryetari i Komuns s tetovs, Bilall Kasami ka takuar sot n ambientet e Komuns, Ana Chorbeska-Taneska, përfaqësuese nacionale e fondacionit “Pestalozi” dhe Dragana Urumovska bashkëpunëtore për arsim me të cilët bashkëbiseduam për bashkëpunimin që kemi ne si komunë dhe realizimin e projekteve të përbashkëta siç është projekti “Inkulzioni i fëmijëve me nevoja të veçanta”.

Kasami thot se Komuna e Tetovës është e përkushtuar që të sigurojë kushte në të gjitha shkollat për një mësim inkluziv.

“Disa shkolla kanë kushte të përshtatshme, por të tjerat ende kanë nevojë për mbështetje si: dhoma burimore me mjete didaktike, tualete të përshtatshme për fëmijë me nevoja të veçanta, salla sportive, teknologji assistive, aplikacione të përshtatshme. Për këtë arsye, në fazën e dytë të projektit që do të realizohet deri në fund të këtij viti, Komuna e Tetovës me dy shkolla fillore, SHFK “Bratstvo-Migjeni” dhe SHFK “KirildheMetodi”, vazhduan bashkëpunimin me projektin “Inkluzioni I Fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore”, ka shkruar Kasami

 

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme