Kryetari aktual i Komunës së Tetovës dhe kandidati i koalicionit VLEN për mandatin e dytë, Bilall Kasami ka vizituar sot banorët e fshatit Llacë, për t’i falënderuar për mbështetjen e dhënë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor.
“Banorët e fshatit Llacë më 19 tetor u përcaktuan për zhvillim dhe dinjitet, e ne sot dolëm për t’i falënderuar për mbështetjen që na e dhanë. Mirënjohje për çdo votë dhe për çdo familje që qëndroi me vizionin tonë për Tetovën,” ka shkruar Kasami.
Ai shtoi se rrugëtimi për ndryshimin e Tetovës vazhdon dhe se më **2 nëntor**, bashkë me qytetarët, do ta përmbyllin “fitoren e merituar”.
