Kreu i Lëvizjes Besa dhe njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami në intervistën e tij për Alsat-M, ka deklaruar se Ali Ahmeti duke dashur ta përçajë VLEN-in “faren” e përçarjes e ka futur brenda Frontit Europian, njofton gjurme.info.
Sipas Kasamit me afrimin e Taravarit, Fronti rezikon ta humb unitetin sepse siç thogë është e pamundur që brenda një koalicioni të jené edhe PDSH edhe dy Aleancat.
Shton se megjithatë, loja ende nuk ka nisur.
“Ali Ahmeti duke tentuar që të shpërbëj VLEN-in, faren e përçarjes fatkeqësisht e futi në Frontin Europian. Në momentin kur Aliu u fut në lojë dhe e futi në lojë Arben Taravarin, nga ai moment ne e kemi thënë dhe e përsërisim që u hap loja. Fronti Europian e ka të pamundur të ketë bashkë në një tabor edhe BDI-në edhe PDSH edhe Aleancën, do kisha thënë kushtimisht me Ziadin Selën dhe Arben Taravarin edhe subjektet tjera”, deklaroi Kasami, njofton gjurme.info.