Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmë në emisionin Click Plus la të kuptohet se një pjesë e deputetëve të Frontit Europian do të kalojnë në VLEN dhe me automatizëm do të bëhen pjesë e Qeverisë.
Edhe pse nuk tregoi emra, Kasami tha se disa deputet të Frontit Europian dhe disa deputet të krahut të Taravarit do të bëhen pjesë e VLEN duke votuar Bekim Qokun si coordinator të ri të grupit parlamentar të VLEN.
Kasami la të hapur mundësinë për rritjen e grupit parlamentar.
“Formalisht Fronti Evropian nuk i ka 18 deputet, dhe gjatë kohës në vijim do të kenë edhe më pak se 14 deputetë. Dhe, këta deputetë do të përfundojnë në VLEN.”, përfundoi Kasami.