Kasami: 5 maji është dita e kujtesës, kur Tetova përkulet me respekt përpara bijve dhe bijave të saj që sakrifikuan për liri

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami me rastin e 5 majit, ka thënë se  kjo është dita e kujtesës, kur Tetova përkulet me respekt përpara bijve dhe bijave të saj që sakrifikuan për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.

Sipas Kasamit, trashëgimia e tyre nuk është vetëm e djeshmja jonë, por është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen

Reagimi i plotë:

5 Maji është data që na fton të ulemi me përulësi përpara historisë sonë. Është dita e kujtesës, kur Tetova përkulet me respekt përpara bijve dhe bijave të saj që sakrifikuan për lirinë, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor.

Trashëgimia e tyre nuk është vetëm e djeshmja jonë, por është udhërrëfyesi ynë për të ardhmen.

Le të jemi të denjë për gjakun e tyre, duke ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më njerëzore.

Lavdi dëshmorëve! Lavdi popullit tonë! 🇦🇱

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme