Kalon në Kuvend, Bekim Sali: “One Stop Shop” edhe në kufirin me Preshevën!

Shpërndaje

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar se në seancën e sotme, Kuvendi ka miratuar nevojën e “One Stop Shop” edhe me Preshevën, respektivisht në pikën kufitare “Tabanoc”, njofton gjurme.info.

Sipas Salit, ky është edhe një tjetër hap konkret për lëvizjen e lirë të qytetarëve!

“Me këtë projekt, shkurtojmë pritjet, rrisim efikasitetin, lehtësojmë qarkullimin dhe tregtinë, dhe e forcojmë lidhjen me shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ndryshimi IA VLEN!”, ka shkruar Sali.

Ndryshe, me ardhjen e VLEN në Qeveri, sistemi “One Stop Shop” është implementuar suksesshëm në kufirin në Bllacë, respektivisht mes Maqedonisë dhe Kosovës./gjurme.ifno/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme