Ja cilët janë figurat kryesore të ASH-së së Arben Taravarit që kanë zgjedhur të qëndojnë në VLEN

Shpërndaje

Ballina Lajme
LajmeMaqedoni
Ja cilët janë figurat kryesore të ASH-së së Arben Taravarit që kanë zgjedhur të qëndojnë në VLEN
21:20 / 26.05.2025

Pas vendimit të Arben Taravarit për t’u larguar nga koalicioni qeverisës, një pjesë e rëndësishme e drejtuesve të Aleancës për Shqiptarët kanë zgjedhur një tjetër rrugë – atë të vazhdimit të angazhimit në kuadër të koalicionit VLEN që të qëndrojnë pjesë e qeverisë, shkruan InfoShqip.

Të prirë nga Arben Fetai, kryetari i Kuvendit të ASH-së, këta figura kanë deklaruar publikisht se mbështesin platformën dhe qëndrimet e VLEN-it si alternativën më të mirë për përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ndër emrat kryesorë që kanë konfirmuar vazhdimin e angazhimit në VLEN janë:

• Arben Fetai – Kryetar i Kuvendit të ASH
• Lulzim Aliti – Koordinator i diasporës për Francën dhe anëtar i Kryesisë së Partisë
• Latif Arifi – Anëtar i Kryesisë Qendrore
• Dardan Hyseni – Ish-kryetar i degës në Çair
• Mimoza Musa – Deputete dhe Sekretare e Asamblesë së Gruas të ASH
• Bashkim Bakiu – Drejtor dhe Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare
• Ardian Limani – Sekretar Teknik i ASH
• Yllka Nuredini – Kryetare e FRASH
• Naime Islami Zendeli – Anëtare e Kryesisë dhe Nënkryetare e Asamblesë së Gruas
• Teuta Xhaferi – Kryetare e Asamblesë në Çair
• Shqipe Mustafa – Ish-anëtare e Kryesisë
• Albrim Hoxha – Anëtar i Kryesisë
• Syrija Rashiti – Anëtar i Kryesisë dhe Drejtor
• Tahir Tahiri – Kryetar i degës në Tearcë
• Arif Selami – Kryetar i degës në Tetovë

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme