Izet Mexhiti: Përkrahja për klubin “Albarsa” nuk do të mungojë

Shpërndaje

Zv.kryeministri aktual dhe kandidati për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar lartë punën dhe sukseset e klubit futbollistik “Albarsa” nga Shkupi, duke theksuar se sporti është hapësira ku zhvillohet dhe përjetohet talenti i gjeneratave të reja.

“Talenti i fëmijëve tanë për sport është i jashtëzakonshëm, dhe këtë e dëshmon edhe klubi ‘Albarsa’, një hapësirë ku fëmijët rriten me dashuri, disiplinë dhe profesionalizëm,” u shpreh Mexhiti.

“Albarsa”, i themeluar në vitin 2009, ka arritur suksese të shumta me pjesëmarrjen në turne ndërkombëtare në Gjermani, Danimarkë e Itali. Merita i takon udhëheqjes profesionale të klubit, nga kryetari Meriton Berisha, anëtarët e kryesisë Muhamed Alimi dhe Qamuran Sherifi, si dhe trajnerët Nexhat Topojani e Agron Berisha.

Mexhiti theksoi se përkushtimi i këtyre profesionistëve është garanci për të ardhmen e fëmijëve dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për klubin.

“Sporti është fusha ku farkëtohet talenti i yjeve të ardhshme, prandaj përkrahja jonë për ‘Albarsa’ dhe për çdo iniciativë të ngjashme nuk do të mungojë,” përfundoi Mexhiti.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme