Ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Bafqari akuzon Ali Ahmetin: U prezentove si patriot, po të përcjellim si tradhtar

Shpërndaje

Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Shaban Bafqari, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke e akuzuar atë për tradhti ndaj idealeve të luftës dhe popullit shqiptar.

Në një status të publikuar në facebook, Bafqari thekson se dikur e kanë pranuar Ahmetin si patriot, por sot ai shihet ndryshe.

“Të pranuam ashtu siç na u prezentove (patriot). Nuk po më len ndërgjegja me ta thanë, mirëpo është meritë e jotja. E lëshove rrënjën, u kape për degë e tash po të përcjellim si një tradhtar,” shkruan Bafqari.

Bafqari e akuzon kreun e BDI-së për intriga që nga fillimi i angazhimit politik, duke e paralajmëruar atë se haku i popullit është barrë e rëndë.

“Ndoshta që nga fillimi qëllimin e ke pas me intriga, mirëpo haku i popullit është barrë e ranë. Zoti pa ta marrë fytyrën, nuk ta merr shpirtin,” ka shkruar më tej Bafqari.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme