Analisti politik Xhenur Iseni sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar garën zgjedhore në Tetovë, duke vlerësuar se kandidati Bilall Kasami do të sigurojë fitore edhe në raundin e dytë.
“Unë mendoj se z. Kasami do të fitojë sërish në Tetovë edhe në raundin e dytë. Ndoshta maqedonasit për hakmarrje, mirëpo shqiptarët e votojnë z. Kasamin për atë që ka bërë gjatë 4 viteve, sepse realisht sentimenti anti-Teuta Arifi ende shfrytëzohet në Tetovë dhe këtë gjë z. Kasami po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë. Ka dallime të mëdha. Në Tetovë ka rrugë dhe rrugica të asfaltuara,” deklaroi Iseni.
Sipas tij, arritjet e Kasamit gjatë mandatit të kaluar dhe menaxhimi i perceptuar i projekteve lokale janë faktorë kryesorë që pritet të ndikojnë në votën e qytetarëve në raundin e dytë. /SHENJA/
