Imeri: Kujt t’i besojmë, sektit NON GRATA apo fakteve që tregojnë punësimet e shqiptarëve?

Shpërndaje

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që kanë ardhur nga ish-pushtetarët e BDI-së lidhur me procesin e punësimeve në administratë. Në një postim në Facebook, ajo ka ngritur pyetjen se kujt duhet t’i besojnë qytetarët: një partie të diskredituar ndërkombëtarisht apo realitetit që po pasqyrojnë vetë mediat.

“Kujt t’i besojmë? Sektit NON GRATA që flet për ‘mospunësim’ të shqiptarëve, apo mediave në gjuhën maqedonase që për çdo ditë bëjnë lajme se VLEN po punëson vetëm shqiptarë?”, ka shkruar Imeri.

Ajo i ka quajtur akuzat e BDI-së si përpjekje të dëshpëruara për të hedhur baltë mbi një realitet që nuk e kontrollojnë më. “Vendosni vetë, a po gënjen partia e Listës së Zezë Amerikane dhe e diskredituar skajshmërish që për 20 vjet i mbylli dyert për shqiptarët, apo ata që sot nuk e durojnë dot faktin se shqiptarët po punësohen me meritë?”, shkruan mes tjerash Imeri./GJURME.IFNO/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme