Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes një statusi Më “Facebook”, ka folur për largimin e ASH-së dhe Taravarit nga koalicioni VLEN, njofton gjurme.info.
Sipas Ibrahimit skena politike shqiptare në RMV është e ndarë në dy tabore, prandaj është e thjeshtë, ose je me VLEN, ose me BDI.
“Skena politike shqiptare në RMV është e ndarë në dy tabore: BDI+etj. dhe VLEN. Prandaj edhe matematika është e thjeshtë: ose je me BDI-në e korrupsionit ose je me VLEN-in e ndryshimit. Në këtë rast i a.q. neutralitet është në shërbim të Soravisë”, ka shkruar Ibrahimi./gjurme.info/