Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pasi deputeti Salim Sulejmani dha dorëheqja nga posti i deputetit dhe funksioneve brenda ASH.
Sipas Ibrahimit, shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm. Prandaj ia VLEN!
“Gjithkujt i ndodh së paku një herë në jetë ta dëshmojë dinjitetin e tij dhe, përkundër shtytjeve të interesave materiale, të veprojë në emër të një kauze të drejtë e të moralshme.
Sot këtë e bëri deputeti Salim Sulejmani.
Shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm. Prandaj ia VLEN!, ka shkruar Ibrahimi.