Hoxha: Kryetar të thash që Salimi nuk shkon në BDI?

Shpërndaje

Pas vendimit të Salim Sulejmanit që të jep dorëheqje nga pozitat partiake po edhe nga posti i deputetit, ka reaguar Albrim Hoxha, anëtarë i kryesisë së ASH-së.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Hoxha ka thënë se ka qen ai qé i ka treguar Taravarit se deputeti Sulejmani nuk shkon në BDI, përcjell gjurme.info.

Ka qenë Hoxha ai që kishte dhënë garanca kur Sulejmani ishte propozuar si prurje e re në ASH dhe kur ishte propozuar për deputet.

Njoftimi i plotë:

A të thashë kryetar se Salimi nuk shkon në BDI?

Kur propozuam Salimin për deputet, kryetari i partisë e kishte me merak se si prurje e re në parti, nuk e njihte dhe kërkonte garanca se “nuk na ik tek BDI-ja”. Ishte fillimi i muajit Mars, vitin e kaluar në një lokal në Gostivar.

– Kryetar të garantoj me çka kam se Salim Sulejmani nuk lëviz, nuk e shkel fjalën që na e ka dhënë. As nuk vjen në shprehje BDI-ja – ia thashë për ta qetësuar.

Kujt ia merrte mendja se pas një viti do të tentohej që krejt partinë ta çojmë tek BDI-ja!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme