Përfaqësuesi i koalicionit VLEN, Muhamed Elmazi i cili dit më parë denoncoi për një objekt pa leje të ndërtuar në Saraj, ka përsëritur përsëri pyetjet që atë ditë ja parashteoi Arsovskés, njofton gjurme.info.
Elmazi ka paralajméruar se objektin që dyshohet të jetë pa leje e në pronësi të Blerim Bexhetit do ta denoncojê edhe në Prokurori.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, kaluan 24 orë, unë përsëri pyes publikisht:
1. Pse nuk e shohim askund Danellën që të përgjigjet për ndërtesën në Saraj ?
2. E presim që tu përgjigjet pyetjeve, sepse kemi edhe shumë të tjera.
Danella, kryetare, t’i përsëris edhe një herë pyetjet:
A është objekti gjigant i ndërtuar pa leje që e ekspozova në fotografi i mikut dhe partnerit tënd të biznesit, Blerim Bexheti?
A ke pjesë në “perandorinë” e tij apo thjesht të paguan për të mbajtur konferenca për media?
Në fund të përsëris se Shkupi po ngulfatet në bërllog para festës së Bajramit si ASNJËHERË më parë!
P.s. shihemi së shpejti para Prokurorisë Publike!