Faqja në Facebook e partisë Alternativa ka ndryshuar emrin në “Hajnat e Alternativës”, ndërsa për këtë i menjëhershëm ishte reagimi i partisë, përcjell TV21. Nga partia thonë se faqja e tyre është hakuar nga një person me emrin Mesud Bajrami.
“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga
personi Mesud Bajrami. Rasti është paraqitur në organet kompetente,
konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet
e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë.
Kërkojmë nga organet kompetente që ky rast të trajtohet dhe të zgjidhet
në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftimin e partisë.