Ish ministri i parë shqiptar i Financave, Xhevdet Hajredini I është përgjigjur Arben Taravarit i cili në një konferencë për media deklaroi se “VLEN serviloset për pushtet”.
Pretendimet e Taravarit i ka përgënjeshtruar Hajredini i cili në përgjigjen e tij i përkujton Taravarit se ai që serviloset për pushtet është Ali Ahmeti dhe BDI-ja.
Sipas Hajredinit, në 20 vitet e qeverisjes së sajë, BDI-ja është zhytur në krim dhe korrupsion.
”Taravari foli edhe për VLEN-in, për të cilët tha se “servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në Qeveri”. Jo, Arben, servilosen dhe duan me çdo kusht të jenë në qeveri Ali Ameti dhe Jahoski me BDI-në, sepse gjatë 20 viteve të shkuara, kanë qenë deri në fyt të zhytur në krim dhe korrupsion dhe tani mundohen, si e si, nga përgjegjësia të shpëtojnë”, ka shkruar Hajredini