Grupi i Deçanit shpërthen në mbrojtje të Ali Ahmetit: “Nuk ka fe për shqiptarët – feja jonë është shqiptaria!”

Shpërndaje

Deçan – Grupi i Deçanit ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit ndaj Ali Ahmetit, duke goditur me forcë përdorimin e fesë – veçanërisht elementëve të nxitur nga disa qarqe islamike – për të përçarë shqiptarët.

“Po përdorin xhamitë si bunkerë të propagandës kundër unitetit shqiptar. Po helmojnë të rinjtë me ide që nuk kanë lidhje me shqiptarinë! Por duhet ta dinë: shqiptari ka vetëm një fe – shqiptarinë!”, thuhet në deklaratën e tyre të zjarrtë.

Grupi akuzon “qarqe të errëta fetare” për përpjekje të qëllimshme për të zëvendësuar identitetin kombëtar me ideologji fetare të huaja:
“Po na shesin arabizëm në emër të fesë. Xhamia nuk duhet të jetë vend ku harrohet gjuha dhe historia jonë, por për fat të keq, disa po e kthejnë në pikënisje të përçarjes.”

Sipas tyre, Ali Ahmeti është sulmuar sepse përfaqëson shqiptarizmin, jo sepse ka gabuar politikisht. Ata e quajnë atë simbol të bashkimit kombëtar, ndërsa paralajmërojnë se historia nuk do t’i falë ata që përdorin fenë për të ndarë gjakun shqiptar.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme