Më 28.06.2025, rreth orës 21:45, në Gostivar, zyrtarët policorë nga SPB Gostivar kanë arrestuar D.P. (51) nga Gostivari.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, janë gjetur dhe konfiskuar: një vazo me bimë të llojit “kanabis”, një enë qelqi me marihuanë, një qese me marihuanë dhe një qese me fara të bimës.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.