Më datë 27.05.2025 në orën 14:15, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, është raportuar se nga një apartament në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, ku jetonte i vetëm personi R.G.(89) nga Tetova, po përhapet një erë e pakëndshme.
Menjëherë është vepruar sipas raportit dhe një ekip i zjarrfikësve të Tetovës ka hapur derën dhe e ka gjetur R.G. të vdekur në apartament. Një inspektim në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion.TS