Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka pérkujtuar figurën heroike të Harun Aliut në përvjetorin e 15-të të vdekjes, njofton gjurme.info.
“Kushtrimin”, Gashi e cilëson si një nga figurat më me vlera të luftës për liri.
Thotë se komandant “Kushtrimi”, ishte zëri i pandalshëm i idealit kombëtar, i pathyeshëm në bindje dhe i paepur në veprim.
Njoftimi i plotë:
Sot, në 15-vjetorin e rënies së Komandant Kushtrimit, e kujtojmë me dhimbje e krenari një nga figurat më me vlera të luftës për liri.
Harun Aliu i Hasanbegut tonë ishte zëri i pandalshëm i idealit kombëtar, i pathyeshëm në bindje dhe i paepur në veprim. Kushtrimi i tij vazhdon të jehojë si frymëzim për brezat. Lavdi e përjetshme Komandantit të lirisë!/gjurme.info/