Gashi: Mos të flasim për tema nacionale në zgjedhjet lokale

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se është e rendit të ndahen zgjedhjet lokale nga ato parlamentare.

“Kur ka zgjedhje lokale të flitet për tema lokale, prandaj të ndahen zgjedhjet lokale nga ato parlamentare. Kush është kandidati, çfarë vizioni ka, çfarë projekte janë bërë, aka ujë, kanalizime. Pra, të flasim për projekte konkrete që janë bërë e duhet bëhen”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Ai shtoi se duhet liruar qytetarët nga temat që nuk duhet fliten në zgjedhjet lokale.

“Në zgjedhjet lokale nuk duhet folur për tema nacionale, t’i çlirojmë qytetarët nga mashtrimet se do të ketë zgjedhje të parakohshme paralamentare pasi nuk do të ketë. Të ofrojmë kandidatët më të mirë që të punojnë për qytetarët”, përfundoi Gashi.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme