Gashi demanton zërat për largim nga VLEN, pozon krah Ibrahimit dhe deputetëve të Alternativës dhe VLEN

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi përmes një statusi në “Facebook”, ka demantuar zërat për largimin e tij nga VLEN dhe Alternativa, njofton gjurme.info.

Ai ka shpérndarë një fotografi ku shihet krah kryetarit të Alternativës dhe deputetêve të kësaj partie në kuadër të VLEN.

Në përshkrimin e fotografisë Gashi ka thënë se
legjitimitetin sot nuk e dëshmuam vetëm në Kuvend, por edhe në selinë Alternative të VLEN-it.

Sipas Gashit, legjitimiteti dhe uniteti lexohet edhe në buzëqeshjet e njerëzve.

“Legjitimitetin sot nuk e dëshmuam vetëm në Kuvend, por edhe në selinë Alternative të VLEN-it. Legjitimiteti dhe uniteti lexohet edhe në buzëqeshjet e njerëzve”, ka shkruar Gashi./gjurme.info/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme