Ganiu: Sahat Kulla është një nga zonat ku po realizohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të këtij viti

Shpërndaje

Sahat Kulla është një nga zonat ku po realizohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të këtij viti. Sot isha në terren për të ndjekur nga afër punimet për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal dhe atmosferik, një projekt kapital që do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve.

Ky investim prej 1 milion euro po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të programit “100 milion euro për komunat”. Punimet po zhvillohen sipas planit dhe janë mirëpritur nga komuniteti lokal, i cili ka qenë mbështetje e rëndësishme në çdo fazë të projektit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme