Ganiu priti përfaqësuesit e Barça Camp – Maqedoni

Shpërndaje

Prita me kënaqësi në ambientet e Komunës përfaqësuesit e Barça Camp Maqedoni, z. Nderim Nexhipi, si dhe përfaqësuesit nga KFV Prishtina dhe Barça Camp Kosova, znj. Armenda Filipaj dhe z. Flamur Kelmendi, me të cilët diskutuam rreth organizimit të kampit të parë zyrtar të FC Barcelona në Maqedoninë e Veriut, transmeton zhurnal.mk

Ky kamp do të mbahet nga 11 deri më 15 qershor 2025 në stadiumin e FC Shkupi, dhe jam veçanërisht krenar që pikërisht Çairi do të jetë nikoqir i këtij eventi ndërkombëtar me rëndësi të madhe për sportin, të rinjtë dhe barazinë gjinore.

Barça Camp do t’u ofrojë vajzave dhe djemve të moshës 6 deri në 18 vjeç një përvojë unike stërvitjeje sipas metodologjisë zyrtare të FC Barcelona , nën udhëheqjen e trajnerëve të licencuar nga ky klub prestigjioz.

Për Komunën e Çairit, kjo është më shumë se një ngjarje sportive – është një mesazh i qartë për përfshirjen, cilësinë dhe mundësitë që duhet t’u ofrojmë fëmijëve tanë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme