Ganiu: Çairi peng i trinomit, Arsovska-Bexheti-Apasiev

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i është përgjigjur Danella Arsovskës e cila përséri e akuzoi për ndërtime pa leje dhe tentim për fshehje dhe fshirje të dêshmive.

Në një reagim publik, Ganiu tha se Shkupi, respektivisht Çairi është peng i trinomit, Arsovska-Bexheti-Apasiev.

Sipas Ganiut, Arsovska sa është në krye të qytetit nuk e ka investuar asnjë denarë në këtë komunë përkundër faktit se ka marrë nga kjo komunë, miliona euro.

“Katër vite pa investime. As parqe, as rrugë, as respekt, por vetëm arrogancë dhe diskriminim institucional. Ndërkohë, Qyteti i Shkupit ka marrë mbi 18 milionë euro nga taksat e Çairit dhe s’ka kthyer asgjë mbrapsht. BDI dhe Levica janë bërë ortakë për të heshtur padrejtësitë dhe për të ndëshkuar shqiptarët. Por unë do të vazhdoj të flas. Të kërkoj drejtësi. Të luftoj për bashkëqytetarët e mi. E ti, Apasiev, qëndro në shoqërinë e Blerim Bexhetit dhe Danella Arsovskës, një treshe perfekte për harresë”, ka shkruar Ganiu

 

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme