Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela që është pjesë e koalicionit Fronti Europian, në konferencën e sotme për media ku u paraqit i vetëm dhe pa mbështetje të deputetëve të koalicionit duke folur për ndarjen e komunave, ka lëshuar ultimatum për Frontin kur foli për Strugën.
Sipas Selës, nëse Struga nuk i takon ASH-së nuk do të kishte kuptim prezenca e tyre në këtë koalicion.
“Natyrisht që Struga duhet t’i takojë Aleancës për Shqiptarët! Kërkojmë nga Fronti Europian që të trajtohemi me dinjitet,” – u shpreh Sela para mediave, duke lënë të kuptohet se brenda koalicionit ka ende mospajtime për ndarjen e posteve dhe funksioneve lokale e qendrore”, deklaroi Sela, përcjell gjurme.info
Me këtë deklaratë, del në pah edhe njëherë paknaqësia e partnerëve brenda FE-së lidhur me komunat.
Paknaqësitë kanë filluar nga momenti kur Arben Taravari doli nga VLEN dhe u fol se Ahmeti atij i ka premtuar gjashtë komuna.
Sela aso kohe pati deklaruar se nuk do të lejojë poshtërsimin e strukturës që ai e përfaqëson brenda Frontit dhe pati deklaruar se Taravari mund të bëhet pjesë e atij koalicioni vetëm kur të kërkoj falje për ofendimet që i ka bërë./gjurme.info/