Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lëvizja Besa ka njoftuar se vazhdon me punë shkolla politike
Sipas njoftimit, dje ështé zhvilluar sesioni i dytë i Shkollës, ku fillimisht, me Profesor Mentor Beqën, u diskutua mbi ideologjitë politike, me theks të veçantë konservatorizmin.
Në njoftim thuhet se diskutimi u përqendrua kryesisht në idenë se konservatorizmi, më shumë sesa një ideologji politike, është një botëkuptim mbi botën dhe realitetin shoqëror, me karakteristika të veçanta ontologjike dhe epistemologjike.
“Përmes një punëtorie interaktive, Profesori Dorajet Imeri theksoi rëndësinë e komunikimit publik në ndërtimin e kauzës dhe të diskursit politik. VLEN vazhdon të investojë me përkushtim në fuqizimin dhe avancimin e të rinjve në sferën politike dhe shoqërore, duke u ofruar atyre mundësi konkrete për edukim, angazhim dhe lidership”, potencohet në njoftim.