Drejtori i bugrut të Tetovës Xheladin Xheladini ka njoftuar se për të siguruar mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të burgosurit janë lyer muret e objektit të burgut.
Në njoftimin e tij, drejtori ka thënë se muret janë lyer edhe brenda po edhe jashtë.
“Me qëllim që të sigurohet një mjedis më i pastër dhe më i shëndetshëm për të gjithë në Burgun e Tetovës janë rinovuar dhe lyer muret e mbrendshme dhe të jashtme të objektit”, ka shkruar Xheladini.