Kryeparlamentari Afrim Gashi përmes një statusi në “Facebook” ka uruar Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve në Republikën e Shqipérisë dhe Edi Ramën për fitoren e mandatit të katërt si kryeministër.
Në emrin tim personal dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell urime të përzemërta Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, për fitoren bindëse të Patisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Ky rezultat është mirënjohje e qytetarëve në vizionin dhe udhëheqjen e tij. Duke ritheksuar miqësinë dhe lidhjet vëllezërore mes dy vendeve tona, uroj që të forcojmë më tej bashkëpunimi ndërinstitucional në funskion të realizimit të aspiratave europiane, në dobi të qytetarëve tanë. Suksese në mandatin tuaj të ri, me bindjen se do të vazhdoni të kontribuoni për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.
Me respekt,
Afrim Gashi
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut