“Më 2 Nëntor edhe Bogovina i bashkangjitet karvanit të fitoreve nga VLEN, nënvizoi fituesi i raundit të parë në Bogovinë”, Feti Abazi.
Ai këtë deklaratë e shprehu, në praninë e kryetarëve të Çairit dhe Sarajit, Izet Mexhitit dhe Muhamed Elmazit, se u është mirënjohës që kanë treguar gatishmërinë edhe ne raundin e dytë, poashtu edhe vullnetin e mirë për të përkrahur dhe treguar që qeveria VLEN, i mbeshtet kandidatët e tyre”.
Tutje, ai ka shpalosur disa nga pikat e programit të tij dhe qëllimin e VLEN, se pse do që të fitojë në komunën e Bogovinës.
“Në disa pika te shkurtëra duhet ta ceki se ne jemi fut ne garë jo për të manifestuar pushtet e as per tu pasuruar, por për të fituar dhe për të sjellë ndryshimin. Ngase 4 vjecari i kaluar nuk ka asnje investim kapital, asnje llogaridhënie, edhe gjate kampanjës nuk ka pasur program qe ne te ballafaqohemi me argumenta dhe projekte, në nivel të kampanjës. Kampanja jonë është e mbështetur, në projekte kapitale, infrastrukturë, arsim, sport dhe kulturë, të cilat pika programore i kemi transmetuar edhe online. Nuk kam dyshim, fare në angazhimin tuaj të ardhshëm. Falë juve, në raundin e parë, ne korrëm sukses, përkundër sulmeve vullgare dhe të ashpra. Ju e dini më mirë se çka punohet në terren, se çka bëhet me administratorët dhe arsimtarët. Gara jonë është e thjeshtë, e pastër dhe e çiltër, për ta bërë zhvillilimin e komunës, ashtu siç i ka hije. Komuna jonë është në nivel shumë të lartë dhe nuk e ka merituar qeverisjen e kaluar. Në resurset institucionale, administrata mos ketë frikë dhe dyshim nga ne. Vetëm këtë vit janë paraparë mbi 4 milionë euro mbështetje nga qeveria. Duroni shantazhet dhe kërcënimet, vetëm për hir të situatës dhe nijetit, do i perballojmë të gjitha,
përfundoi Abazi.
