Fetai: Urime për guximimin Mimoza, Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti

Shpërndaje

Shkruan: ARBEN Fetai – zv. Kryeminister

Respekt dhe mirënjohje për qëndrimin tënd të palëkundur, e dashur Mimoza.

Në një kohë sfiduese politike, kur shumë zgjedhin heshtjen apo kompromisin, ti qëndrove e palëkundur në bindje, besnike ndaj besës së dhënë 107.000 votuesve tanë dhe idealeve për ndryshim.

Je shembulli më i mirë i përfaqësimit të ndershëm, ku fjala, qëndrimi dhe veprimi ecin bashkë. Je frymëzim për brezat e rinj, të cilët kanë nevojë të mësojnë se politika jo vetëm që mund të jetë, por edhe duhet të jetë e ndershme.

Urime për integritetin dhe guximin tënd. Shqiptarët kanë nevojë për zëra si ti!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme