Fetai: Taravari para se të më sfidojë mua të jap dorëheqje pasi ka humbur dy herë në Gostivar

Shpërndaje

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, në intervistë për Telegrafi Maqedoni tha se Taravari duhet t’i kujtojë fjalët e tij që kishte thënë nëse humbë në Gostivar do të jap dorëheqje. Fetai i kujton që ka humbur dy herë në Gostivar por që askush si ka kërkuar dorëheqjen.

“Mirë është që Taravari ta kujtojë çfarë ka folur në të kaluarën ishte zotuar që nëse humbë në Gostivar do të jap dorëheqje. Por, që humbi dy herë edhe në zgjedhjet parlamentare edhe presidenciale por që askush nuk ia kërkoi dorëheqjen sepse ishim përcaktuar për ndryshim”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.

Fetai shtoi se Taravari të del vetë në zgjedhje ashtu siç ka deklaruar mos të fshihet tani pas BDI-së.

“Kështu që ai njëherë duhet ta sheh veten mos të fshehet prapa BDI-së, të dalë vetë në zgjedhje, mos të kërkojë ndihmë prej Alisë. Ato gjashtë komuna po dalin të jenë dy, Isen Shabani nuk është Aleancë ai është msiti i Ali Ahmetit për pazarin me komunat”, përfundoi Fetai.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme