Fetai: Taravari ka bërë përpjekje për rikthimin e BDI-së në Qeveri

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka deklaruar se kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ndërmarrë hapa konkretë për ta rikthyer BDI-në në qeveri. Në një intervistë në emisionin Click Plus, Fetai theksoi se kjo agjendë është ndjekur nga Taravari në mënyrë të gabuar dhe është kuptuar tashmë nga një pjesë e madhe e anëtarësisë së Aleancës për Shqiptarët.

“Besoj se kryeministri do të flasë në periudhën në vazhdim dhe do të tregojë më saktësisht se çfarë bisedash janë zhvilluar për të konfirmuar këtë dyshim mes tij dhe zotit Taravari, kryetarit tim në parti, i cili e ka ndjek këtë rrugë të gabuar”, u shpreh Fetai.

Ai theksoi se nuk ka qenë i pranishëm në takimet ku është diskutuar kjo çështje, por sipas tij, në ditët në vijim do të ketë prononcime që do të konfirmojnë se qëllimi ka qenë rikthimi i BDI-së në pushtet.

“Dikush mund të shtiret se kjo nuk është çështja, por kjo është çështja e vërtetë që është në tavolinë dhe është diskutuar edhe në takime”, përfundoi Fetai.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme