Grupi i parë i shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë kërkuar evakuim nga territori i Izraelit, mbrëmë kanë mbërritur në Aeroportin e Shkupit, publikoi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski në rrjetet sociale.
“Me këtë, jemi bërë një nga vendet e para në E vropë që e ka organizuar dhe realizuar me sukses kthimin e qytetarëve të saj nga zona e konfliktit”, theksoi Mucunski.
Deri të hënën gjithsej 28 shtetas maqedonas kanë kërkua mbështetje për evakuim pas eskalimit të gjendjes së sigurisë në Lindjen e Mesme.
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski atëherë në konferencë për shtyp deklaori se gjithsej 28 persona janë paraqitur që të evakuohen nga Izraeli dhe se evakuimi do të kryhet me aeroplan qeveritar. Atëherë paralajmëroi se tetë shtetas tanë, kaër prej të cilëve fëmijë, do të udhëtojnë drejt Egjiptit dhe me aeroplan të Qeverisë, të shoqëruar nga një karvan shoqërues do të mbërrijnë në Shkup.
“Menjëherë pas marrjes së informacioneve për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Afërt, Ministria, përmes ambasadës sonë në Izrael, filloi aktivitetet për evakuimin e qytetarëve tanë. Është formuar një shtab krize për nxjerrjen e tyre të sigurt. Në të njëjtën kohë, ambasada jonë në Tel-Aviv ka qenë në komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë me të gjithë qytetarët tanë që nga fillimi i krizës”, theksoi Mucunski.
Ministri njoftoi të hënën se grupi i dytë pritet të largohet nga Izraeli dhe të niset për në vendin tonë menjëherë pasi të vendoset qarkullimi i rregullt ajror nga Tel-Avivi.
“Duke pasur parasysh pezullimin e trafikut ajror me Izraelin, në këtë fazë evakuimi do të kryhet nga një aeroplan në pronësi të qeverisë, i cili do të sigurojë transportin për grupin e parë të qytetarëve që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u larguar menjëherë nga territori i Izraelit”, tha Mucunski në një konferencë për shtyp.