Nazim Taipi do të jetë kandidati i përbashkët i Frontit Kombëtar (BDI-ASH-ASH) në Komunën e Tearcës, njofton ekskluzivisht gjurme.info
Burime të sigurta pranë këtij koalicioni njoftojnë se Taipi është propozim i Arben Taravarit, meqense edhe sipas marrëveshjes trepalëshe, Tearca i takon krahut të Taravarit.
Kujtojmë, veç Tearcës, në bazë të marrëveshjes Taravarit nga kjo ndarje do ti takojë edhe Gostivari dhe Saraji.
Për Sarajin ka kundërshti të forta nga ana e aktivistëve të cilët nuk pranojnë emrin e Blerand Ramadanit.
Pakënaqëeitë vërehen edhe në Gostivar po dhe Haraçinë komuna këto të cilat BDI-ja ua ka ofruar Selës dhe Taravarit./gjurme.info/