Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka zhvilluar sot një sërë takimesh dypalëshe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kombet e Bashkuara.
Gjatë ditës, Ministri Durmishi u takua me Ministren Federale të Punës dhe Çështjeve Sociale të Gjermanisë, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm, migrimit të rregullt të fuqisë punëtore dhe mundësive për mbështetje në projekte infrastrukturore.
Gjithashtu, Ministri Durmishi u takua me Ambasadoren e Austrisë në OKB, si dhe me ambasadorët e Kazakistanit dhe Moldavisë. Në këto takime u diskutua për rëndësinë e diplomacisë multilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta në fushat e mjedisit, transportit dhe ndërlidhjes rajonale.
Ministri Durmishi shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme ndërkombëtare dhe theksoi angazhimin e Maqedonisë së Veriut për të forcuar rolin e saj në arenën ndërkombëtare dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në shërbim të zhvillimit të vendit.