Durmishi: Po ndërtojmë themelet e ndryshimit për kohën që po vjen, një vit në shërbim të qytetarëve

Shpërndaje

Me rastin e njëvjetorit të marrjes së drejtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ministri Besar Durmishi ka vlerësuar se ky ka qenë një vit i përkushtimit, bashkëpunimit dhe rezultateve konkrete për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja. “Një vit në shërbim të qytetarëve. Sot shënojmë një vit nga marrja e përgjegjësisë për të drejtuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Gjatë kësaj periudhe, kemi punuar me përkushtim për të ndërtuar politika të qëndrueshme ekonomike, për të hapur mundësi të reja punësimi dhe për të përmirësuar kushtet për zhvillim të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët, komunitetin e biznesit dhe partnerët institucionalë si element kyç për suksesin e deritanishëm. “Rezultatet janë të prekshme, por angazhimi ynë nuk ndalet këtu. Vazhdojmë me përkushtim dhe vizion për një ekonomi më të fortë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, përfundoi ministri.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme