Durmishi pas takimit me ambasadorin e Kazakistanit: Miqësi e fortë, ekonomi në fokus!

Shpërndaje

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka pritur sot ambasadorin e Kazakistanit në Maqedoninë e Veriut, Satibaldi Burshakov. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe krijimi i më shumë mundësive për investime.

Durmishi tha se të dy vendet ndajnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe miqësore, ndërsa shprehu përkushtimin e Ministrisë për përmirësimin e kushteve për bizneset dhe tregun e punës.

“Jam i kënaqur që qëndrimet e të dy vendeve për çështje ndërkombëtare janë shumë të afërta. Maqedonia e Veriut mbështet iniciativat e Kazakistanit në OKB dhe OSBE”, shkroi ministry nw rrjetet sociale.

Ai shtoi se Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi me qëllim sjelljen e përfitimeve konkrete për qytetarët.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme